Kupa e Botës,Spanja festë madhështore

Sheshet më të mëdha në kryeqytetin e Spanjës janë tejmbushur nga miliona tifozë të cilët festojnë marrjen e kupës së botës, e para kjo në historinë e përfaqësueses iberike.
Futbollistët e kombëtares spanjolle janë pritur si heronj nga miliona fansa spanjollë të cilët i kanë përgëzuar ata për fitoren spektakolare në Botëror.
Ndërkohë kombëtarja spanjolle është pritur sot në Pallatin Zarzuela nga mbreti i Spanjës, Juan Carlos, dhe nga kryeministri Jose' Luis Rodriguez Zapatero të cilët i kanë përgëzuar për fitoren e Kupës së Botës.
Në fjalën e tij kryeministri Zapatero është shprehur krenar për kombëtaren e vendit të tij duke theksuar se ata përfaqësuan me dinjitet vendin e tyre. Ai gjithashtu ka përgëzuar edhe autorin e golit që i dhuroi kupën e botës Spanjës, Iniesta.