Kosovë/ Deputeti Miletiç pritet të dalë sot nga spitali
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç, i cili u plagos ditë më parë gjatë një sulmi me armë zjarri, pritet të dalë sot nga spitali.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë zëdhënësin rajonal të Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili deklaron se deputeti Miletiç pasi ka marrë ndihmën mjekësore do të dalë nga spitali pasi gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar. Hoti gjithashtu siguron se situata në veri pas trazirave të ndodhura ditë më parë është e qetë dhe se nuk është shënuar asnjë incident.
Ndërkohë që vazhdojnë hetimet lidhur me plagosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës Petar Miletiç, hetimet lidhur me shpërthimin me granatë që la të vdekur mjekun boshnjak, Mesud Gjekiç dhe rasti i plagosjes së dhjetë serbëve por deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.