E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet e reja në libraritë e kryeqytetit

Vjen në shqip për herë të parë një material i detajuar mbi misterin e sfinksin dhe piramidat e Nekropolit të Gizës. Një libër real nga zhanri me mistere dhe i pari i llojit të vet në shqip, i cili tregon se kush i ndërtoi këto, përse dhe kur? Ç`janë këto simbole tredimensionale gjigande kaq enigmatike që vijnë nga thellësitë e kohës? Cili është mesazhi i tyre për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen? A është e vërtetë koha e ndërtimit sipas egjiptologëve rreth 4,500 vjet para nesh? A është e vërtetë se ato janë ndërtuar thjesht për të shërbyer si nekropol i Faraonëve të ndryshëm të Egjiptit? Për të marrë përgjigje e këtyre pyetjeve vjen ky libër i mrekullueshëm dhe i bujshëm prej dy autorëve egjiptologë të famshëm Graham Hancock & Robert Bauval, njëri historian dhe arkeolog i shquar anglez i lashtësisë dhe tjetri inxhinier e astronom belg me famë.
 

Antologji me studime Gjinore volumi, përmban artikuj të përzgjedhur nga Eglantina Gjermeni dhe Marsela Dauti. I vjen në në ndihmë studentëve të fakultetit të shkencave sociale dhe përfshin shkrimet e aktorëve më të mirë në fushat përkatëse gjinore.
 

Nëse një natë dimri një udhëtar…këtë e plotëson më tej Italo Calvino. Një roman mbi kënaqësinë e leximit , ku protagonisti për 10 herë rresht fillon të lexojë një libër që i pëlqen shumë. Më në fund kryevepra e Italo Calvinos vjen në shqip duke ruajtur origjinalitetin e stilit, strukturës dhe frymës dhe ideve të këtij romani post modernist.
 

Gjithashtu në qendër të vëmendjes edhe për këtë javë sipas të dhënave nga librari "Albania" mbetet libri "Steve Jobs" nga Walter Isacson duke shënuar boom shitjesh dhe një vëmendje të veçantë nga lexuesi shqiptar.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›