E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardhja e emigrantëve rrit rrezikun e aksidenteve

Ardhja e sezonit turistik rrit më tej rrezikshmërinë e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e kulturave të ndryshme rrugore me të cilën emigrantët ndeshen. Kështu shprehet një nga ekspertët rrugor Mitat Tole, i cili thotë se ardhja e emigrantëve për pushime në vend kërkon vëmendje pasi ka një mospërputhje mes sistemit rrugor në Shqipëri dhe atyre në vendet fqinje, e për pasojë shpesh bëhen viktimë aksidentësh.
Sipas Toles është shumë e rëndësishme që policia rrugore të mare masa duke shpërndarë broshura në çdo pikë kufitare hyrëse në lidhje me rregullat qarkullimit për të adaptuar emigrantët me terrenin shqiptar, pikat që janë burim aksidentësh dhe theksimi se ku duhet pasur më shumë kujdes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›