Sekuestrohen 117 kg kanabis në kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohen 117 kg kanabis në kufirin shqiptaro-grek.
Sipas informacioneve, droga u sekuestrua në tokën greke në vendin e quajtur Tsamanda ndërsa janë arrestuar edhe 3 shqiptarë.
Sipas policisë 3 shqiptarë u arrestuan, ndërsa njëri prej tyre ka braktisur çantën duke i shpëtuar policisë.
Dyshohet se ai është kthyer sërish në tokën shqiptare ndërkohë që vijojnë kërkimet për kapjen e tij.