E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet e reja të javës së fundit

Kjo javë ka qenë mjaft e pasur në botime të reja, ndër të cilat zgjodhëm ti servirim shikueseve pesë titujt më të fundit.

Dhe malet oshtinë, nga Khaled Hosseini, autor i disa romaneve mjaft të lexuar, i shpallur si autori më i shitur në New York. Ky botim i ri, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm si botimet e mëparshme të autorit, është cilësuar si një roman i paharrueshëm rreth gjetjes tek dikush tjetër të një pjese të humbur nga vetja.

Nusja e virgjër, një roman i Sonia Topazios.  Autorja italiane vjen me një ngjarje që zhvillohet midis Italisë dhe Rumanisë. Ndodhitë e rrëfyera marrin jetë nën regjimin diktatorial të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, kur shumë gjëra ishin të ndaluara, por leja letrare i ka shërbyer autores për të shkruar një histori dashurie, dhe në dashuri lejohet gjithçka, madje edhe e pamundura.

Të lutem më ler të të urrej, një tjetër roman nga Anna Premoli, vjen gjithashtu si një botim i ri këtë javë. Shumë shpejtë ajo që për Xheniferin ishte një shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar. Një puthje, që bënte pjesë te loja e saj e shtirur, bën ti lindin ndienja dhe reagime fare të papritura, shprehet autorja në veprën e saj. Një roman romantik, pak më ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë.

Të pafajshmit e gazetares dhe autores franceze Franceska Segal. Romani i parë i saj vjen i ngrohtë dhe i butë. Pasioni, tundimi, besnikëria, një histori dashurie në Londrën bashkëkohore.

E lidhur ngushtë me ty, një roman i serisë Krossfajer, nga autorja Silvia Dei, mbërrin tek ne bestselleri numër 1 ndërkombëtar. Në roman përshkruhet pushteti i errët dhe i mahnitshëm i zotërimit. Një rrëfim i rrjedhshëm që do tiu bëjë ti shfletoni të gjitha faqet me një frymë. Një romancë erotike me një histori plot ngarkesë emocionale që nuk duhet humbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›