Botimet e reja, vjen pas vitesh ribotimi i monografisë së Çajupit
Mania për të shkruar një libër në kuadër të 100-vjetorit duket se i ka përfshirë të gjithë shkrimtarët të cilët në një mënyre apo në një tjetër kanë hedhur sytë dhe penën drejt vlerave të letërsisë kombëtare. Kjo mund të jetë pjesë e frymëzimit apo patriotizmit që ndjejnë shqiptarët e në veçanti poetët në këtë vit jubile. Por jo çdo gjë që publikohet përbën një vlerë pasi shumë autorë këtë ngjarje historike e kanë parë edhe si një rast të mirë për të siguruar një sukses të garantuar të tregun e shitjes.
Edhe kjo javë në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë sjell pas 30-vitesh në stendat e librarive monografinë e ribotuar të Poetit të Lirikave ,Andon Zako Çajupit duke e ngritur lart krenar në piedestalin e patriotëve dhe shkrimtarëve më të shquar të Rilindjes Kombëtare, për të ritheksuar kontributin dhe rolin e tij me titull "Andon Zako Çajupi, Jeta politike dhe Veprat Letrare" nga Floresha Dado.
Por si e shpjegon këtë fakt Drejtorit të Librit në MTKRS Ermir Nika? Sipas tij e rëndësishme është të kemi prurje të shumta dhe më pas vjen edhe kritika e cila nuk do të mungojë në vazhdim.
Ndërsa nga letërsia e huaj vazhdojnë të dominojnë romanet. Vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer në shqip për herë të parë romani nga autori Italian Fabio Bonetti i njohur si Fabio Volo me titull:"Regëtimat e Dritës së Mëngjesit". Në një roman të ri autori konfirmon dhe nxjerr në pah cilësinë që e ka bërë aq të dashur për miliona lexues , “Regëtimat e Dritës së Mëngjesit” është një libër i sjell në trajtën e një ditari, duke patur në fokus jetën e një vajze, e trajton këtë realitet sa të sinqertë aq dhe të fortë duke na vënë përballë me emocionet tona të vërteta. Gjithashtu romani "Hana" i Elvira Dones vjen për lexuesin me një ribotim të ri.