E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Presim votën e opozitës për tre ligjet e kërkuara nga KE-ja

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i bëri apel opozitës të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të kandidatit.
 

Deklarata e kryeparlamentares Topalli është bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Parlamentit të Danimarkës Mogens Lykketoft.
 

Sipas kryetares Topalli, 3 ligjet e kërkuara nga KE-së presin vetëm votën e opozitës në Parlament për tu miratuar
 

Kryeparlamentarja Topalli gjithashtu i ka shprehur mirënjohje homologut danez për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë integrimit të Shqipërisë
 

Kryetari i Parlamentit të Danimarkës Mogens Lykketoft po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.
 

Në ditën e dytë të vizitës, Kryetari i Parlamentit të Danimarkës, z.Lykketoft do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me Kryeministrin Sali Berisha si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›