Tiranë, përplasen dy makina, plagosen 2 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit në Tiranë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndëtësore është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se pas aksidentit një prej automjeteve është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.