E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Hot Chili Peppers shpërblen adhuruesit

Pasi që në disa koncerte kanë regjistruar disa performanca të këngëve, rok grupi i mirënjohur amerikan, “Red Hot Chili Peppers”, ka vendosur që ato t’ua dhurojë adhuruesve.

Aty gjenden pesë këngë të regjistruara në koncertet e mbajtura vitin e kaluar në Britani të Madhe, ndërsa adhuruesit e vjetër do të kënaqen me përfshirjen e këngëve si "If You Have To Ask" dhe "Give It Away"." Bashkë me singlet e vjetra vijnë edhe këngët si “Look Around", "Dani California" dhe "Monarchy Of Roses".

Ndërsa adhuruesit e këtij grupi, "2011 Live" mund ta shkarkojnë falas në Redhotchilipeppers.com.

Grupi përbëhet nga anëtarët themelues Anthony Kiedis (vokal) dhe Michael "Flea" Balzary (bas), së bashku për një kohë të gjatë me ta ishte edhe bateristi Chad Smith ndërsa Josh Klinghoffer (kitarë), iu bashkua grupit në fund të vitit 2009, pas largimit të John Frusciantes. Red Hot Chili Peppers kanë fituar shtatë çmime “Grammy” dhe kanë shitur mbi 82 milionë disqe në mbarë botën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›