E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botohen veprat e Zef Valentinit

Pas ecejakeve, një punë e madhe hulumtuese dhe përpunuese është mundur të botohet një pjesë e mirë e veprës se albanologut që është mbajtur i fshehur për dekada.

Jezuiti At Zef Valentini ka hedhur dritë mbi shumë anë të panjohura të jetës së shqiptarëve, megjithatë pakkush e njeh veprën e Valentinit. Studiuesi Ndriçim Kulla, njëherazi botues i Valentinit tregon rëndësinë e korpusit te veprës se tij.

Ka shkruar për mënyrën e jetesës se kombit shqiptar, për zakonet dhe për trashëgiminë e pasur që karakterizon shpirtrat e shqiptarëve duke i venë këto vlera përballë kontributeve të qytetërimit evropian që ne i përkasim dhe duam të shkojmë, shprehet Kulla. Ai thekson kontributin e Valentinit përpos të tjerash, veçanërisht në studimin e gjuhës shqipe.

Është një kontribut në fushën historike sepse korpusi i veprave të tij karakterizohet nga studime që përfshijnë një periudhë 500 vjeçare, shton Kulla. Korpusi i veprës së Zef Valentinit i botuar në shqip nga Plejad arrin ne 30 vëllime deri më tani, të mbledhura e të dokumentuara mes mijëra skedash në biblioteka dhe titullohet "Akte albane-veneze të shekullit XIV-XV" dhe gjendet e plotë në stendat e panairit të librit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›