Shfaqja Thertorja 5 jepet premierë në Beograd

E realizuar sipas romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur amerikan Kurt Vonnegut dhe me dramatizim të Tatjana Ljujicit (Universiteti i Cambridge-it), regjinë e shfaqjes e ka bërë Fahrudin Nuno Salihbegovic (Amsterdam Cyber Theatre).
Versioni i parë i kësaj pjese teatrale është dhënë premierë në vitin 2007, në Teatrin Popullor të Uzhicës, kurse versioni i dytë vitin e kaluar në Beograd. Në këtë projekt, Mushkolaj ka përfaqësuar qendrën Multimedia nga Prishtina.
Shfaqja është realizim i produksionit Academica, Amsterdam Cyber Theatre, Teatrit PVC të Novi Sadit, Magdatt nga Amsterdami dhe SET (Studio for Electronic Theatre) nga Beogradi. Përveç Mushkolajt, në shfaqje luajnë edhe Janosh Bush, Vahidin Prelic, Andrijana Lubina dhe Jovana Rakic.
Klanica 5 është një rrëfim për bombardimin e qytetit të Dresdenit gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit për një natë vdiqën 135 mijë veta. Tmerrin e Dresdenit e ka përjetuar vetë shkrimtari Vonnegut dhe ai atë përjetim e ka bartur në një tregim fantastiko-shkencor, duke ofruar një tregim skizofrenik të aktorit kryesor, për një vizitë në tjetër planet. Në shfaqje, loja e aktorëve në skenë kombinohet me efekte, projeksione digjitale dhe senzorë të ndryshëm. I ashtuquajturi cyber theatre promovohet në rajon pikërisht me këtë shfaqje, ndërkohë që është lloj i ri teatri edhe në Evropë.
Shfaqja në skenë dizajnohet live, gjatë rrjedhës së saj, me përdorimin e kamerave, dritave, tonit, videoklipeve dhe titrave, me të cilat komandojnë disa kompjuterë para skenës, shkruante për shfaqjen gazeta Danas.
Pjesë e ekipit të shfaqjes (realizimi teknik) ishin Paul Verity Smith nga Universiteti Brunel i Londrës, Martin Dupras nga Universiteti i Anglisë Perëndimore në Bristol, Matthias Oostrik nga Akademia Holandeze e Filmit dhe Televizionit dhe Boris Butorac nga Teatri PVC i Novi Sadit.
Është planifikuar që vitin e ardhshëm, shfaqja të jepet në Prishtinë dhe Sarajevë.