Botohet bibliografia e librit shqip 1555-1944

Drejtori i kësaj biblioteke, Aurel Plasari, u shpreh gjatë promovimit të librave se këto botime janë një kulm i meritueshëm për stafin e BKSH-së në përfundim të 6-mujorit kushtuar 90-vjetorit të këtij institucioni. “Kjo është një vepër që 90 vjet më parë e kanë ëndërruar edhe ata që e kanë krijuar Bibliotekën Kombëtare”, tha Plasari.
Drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e pranishme në promovimin e librave, tha se ata që kanë punuar për këto vepra duhet ta kenë ndjerë veten shumë të privilegjuar, sepse sipas saj, është gjithmonë fat të bësh vepra të tilla. “Po ta kishim bërë para viteve ‘90 do ta kishim ndjerë veten shumë keq, pasi kishim shumë informacione që nuk i ndanim dot me asnjë njeri. Prandaj më mirë që u botuan vite më vonë”, tha znj.Nika.
Së bashku me promovimin e bibliografive të librit shqip, në mjediset e Bibliotekës u çel edhe ekspozita “Naim Frashëri: një aventurë editoriale 1882-1912”, me fotografi e botime të para të Naim Frashërit. Ky aktivitet përmbyll 6-mujorin e aktiviteteve organizuar për 90-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, që ka filluar në gusht të vitit të kaluar dhe që ka patur disa ekspozita, botime, konferenca e simpoziume.
2011-01-25 11:17