E Shtunë, 31 Tetor 2026

PEE, Brok: Rama t’i japë fund demonstratave në rrugë

Sipas deklaratës për shtyp të Brok, Rama deklaroi para protestës se nuk do të kishte kontroll mbi turmën duke hedhur poshtë përgjegjësitë e shfaqjes së dhunës.

"Rama duhet t’i japë fund rolit destruktiv, të cilin e shfaqi me thirrjen e tij për demonstratë të premten e kaluar dhe në vend të kësaj të përmbushë detyrat e tij si udhëheqës i opozitës në një sistem parlamentar, me anë të kontrollit të qeverisë në mënyrë të përgjegjshme”, tha Brok.
 
Ai kërkon më tej që dhuna e ushtruar nga protestuesit dhe policia të hetohet nga një komision hetimor parlamentar nën përgjegjësinë e të dy udhëheqësit partiakë, për të mos lejuar që situata të përkeqësohet.

 Ai shton më tej, se kriza lindi pasi kreu i opozitës shqiptare refuzoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentar të qershorit të vitit 2009, ku OSBE-ja i konsideroi këto zgjedhje si të lira dhe të drejta. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-25 15:38
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›