Sekuestrohen mbi 50 kg drogë, tre në pranga

Operacioni i koduar “Drejtimi i duhur” çoi në arrestimin edhe të tre personave posedues të lëndës narkotike. Policia nisi aksionin sot në orët e para të mëngjesit ku u sekuestrua droga e ndarë në pako të presuar 1 kg-she, si dhe një automjet Taksi, 4 celularë, një peshore, natribant, qese për ambalazhim, doreza etj.
Pas dy muajsh hetime, përfunduan në pranga Festim Shkurt Çela, 28-vjeç, banues në Peze e Vogël Tiranë, Tonin Frederik Tarelli, 38-vjeç, banues në Tiranë si dhe Kristo Veledin Topalli, 45 vjeç, banues në Tirane.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, me 12 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, në kohën që ishin duke levizur me një automjet Taksi, pranë Kombinatit drejt qytetit të Tiranës. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Festim Çela, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi tjetër prej 40 kg lëndë narkotike./S.Lleshi/Start/
2011-01-25 15:01