E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botohet kolana e plotë e Rexhep Qosjes

Institutit Albanologjik i Prishtinës ka prezantuar të enjten botimin prej 29 vëllimesh të akademik Rexhep Qosjes, i cili përfshin 40 veprat e këtij krijuesi të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Botimi i kolanës së plotë të shkrimtarit është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe e Teknologjisë. Në prezantimin e kolanës ka munguar protagonisti akademik Rexhep Qosja. Vepra e plotë prej 29 vëllimesh përfshin pjesën dërmuese të krijimtarisë letrare, shkencore e publicistike të akademik Rexhep Qosjes dhe është përgatitur nën redaktimin e këshilltarëve shkencorë të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Kolana është konceptuar e ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë janë përfshirë veprat historiko-letrare, përmbledhur në 10 vëllime, ku përfshihen 12 veprat studimore të Qosjes. Në pjesën e dytë janë përfshirë veprat letrare, të cilat janë të konceptuara në 7 vëllime. Ndërsa në të tretën bëjnë pjesë veprat historike dhe historike-dokumentare, të përmbledhura në 5 vëllime. Në pjesën e katërt është përfshirë vepra publicistike e Qosjes. Ndërsa në të pestën vepra polemizuese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›