E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo: Janë privatizuar rreth objekte

Rreth 300 objekte janë privatizuar dhe janë përgatitur ndërkohë edhe 110 dosje të tjera për të privatizuar objekte të rëndësive të ndryshme.

Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Eno Bozdo deklaroi ndër të tjera se do pritet që brenda vitit do të ketë një përfundim të procesit të privatizimit të 1280 objekteve të listuara. Gjithsesi sipas Bozdos mbeten ende të tjera objekte që pritet të miratohen për privatizim.
 

Privatizimi i objekteve që tashmë nuk janë në funksion sipas Bozdos do të ketë mjaft ndikim pozitiv në ekonomi pasi do të krijonte mjaft vende pune.
 

Vetëm një ditë më parë kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi se procesi i privatizimit për objektet e listruara duhet që të përfundojë brenda gjysmës së dytë të vitit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›