Shtohen kontratat e sigurimit per prillin dyfishi krahasuar me 2010-en

Shtohen kontratat e sigurimit edhe për muajin prill, duke shënuar dyfishim të tyre në krahasim me një vit më parë.
Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare konfirmon se numri i kontratave të sigurimit vullnetar kanë pasur rritjen më të lartë se ato të detyrueshme, fakt që lidhet direkt me ndërgjegjësimin e bizneseve për të siguruar aktivitetin e tyre.
Megjithatë, në renditjen e kontratave më të shpeshta të sigurimit, ato për shëndetin zënë vendin e tretë, pas sigurimit të makinave dhe atyre të pasurive.
Kjo dëshmon për nevojën e madhe të zgjerimit të kulturës së sigurimit.
Si pjesë e edukimit të qytetarëve për t’u orientuar drejt sigurimit, janë tashmë edhe certifikimi i profesionistëve që kanë kompetencën në këtë sektor.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-prill 2011, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.97% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.03% .