Bozdo:Rritje e investimeve të huaja

Edhe pse ka qënë një vit ku e gjithë bota u përfshi në krizën ekonomike, investimet e huaja në Shqipëri për gjashtëmujorin e parë 2009 kanë kapur shifrën e 436 milionë eurosh. Një rritje afërsisht në nivelet 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, deklaroi gjatë një konfernce për shtyp zv.ministri i ekonomisë Eno Bozdo.
Më tej ai shtoi se Shqipëria në indeksin global të konkurueshëmrisë radhitet në vendin e 96 duke kaluar kështu 12 vende që nga 2008-ta.
Ndërkaq që në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe ruajtjes së stabilitetit të vendit Bozdo tha se duhet përmirësuar më tej infrastuktura fizike dhe duhen ndërmarrë reforma në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.