Sejdiu ngushëllon homologun turk për viktimat e motit të keq
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram homologut të tij turk, Abdullah Gul, ku e ngushëllon për viktimat e shkaktuara si pasojë e motit të keq. "Ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e fundit në pjesën veriperëndimore të vendit tuaj", thuhet në telegram.
"Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur... popullin tim, prandaj, i nderuari President, ju lus t'i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këtë moment të rëndë për vendin tuaj, ne ju ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës", shtohet në telegramin e Sejdiut.