E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozoviçi i MUP-it lutet në Prishtinë

Në takimin e 10'të të Europës Juglindore - Lutjet e Mëngjesit, që po vazhdon të mbahet në Prishtinë po merr pjesë edhe një zyrtar serb.

Kryeministri Thaçi duke folur për marrëveshjen Kosovë - Serbi, ka përshëndetur praninë e zyrtarit serb, por nuk ia ka përmendur emrin atij.

Express ka mësuar se në Lutjet e Mëngjesit po merr pjesë Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Vladimir Bozovic.

Kështu Bozovic bëhet zyrtari i parë shtetërorë serb që vjen në një eveniment me karakter rajonal, nikoqir të të cilit janë kosovarët./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›