Sekretariati i KGJK-së shkelë ligjin

Hierarkia më e larta e gjyqësorit ka shkelur vetë ligjin. Zyra e prokurimit e Sekretariati të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK) ka lidhur kontratë më kompaninë “ EHO - 04” për tenderin “Furnizimi,montimi i klimave te reja në objektet e gjykatave dhe mbushja me gas e klimave aktuale”, duke e shkelur Ligjin e Prokurimit Publik.
SKGJK-ja i ka dhenë tender kompanisë së lartpërmendur, ani pse nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuar sipas dosjes së tenderit. Dallaveren e SKGJK-së e ka vërejtur Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), ku edhe ka urdhëruar që ky tender ta anulohet.
SKGJK-ja ka pranuar se ka shkelur ligjin e prokurimit për këtë tender.
Fituesin e tenderit SKGJK-ja e ka shpallur me datën 24 prill. Vlera e kontratës është 18 mijë e 555 euro, kurse në garë kanë qenë 6 kompani.
Por, kompania garuese 'UNIQUE"- nga Prishtine, si pale e pakënaqur me datën me dhënien e tenderit nga ana e SKGJ-së me datë 26.04, ka parashtruar ankese ne Organin Shqyrtues te Prokurimit.
Gjykata e tenderëve pas pranimit te ankesës, ne baze te Ligjit të Prokurimit Publik ka autorizuar ekspertin shqyrtues për te shqyrtuar procesin e aktivitetit te prokurimit, si dhe vlefshmërinë e te gjitha pretendimeve te palës ankimore OE N.SH.T. "UNIQUE"
OSHP-ja me datën: 17 Maj, ka konstatuar se prokurimi i SKGJK-së nuk e ka respektuar nenin 7.2 te LPP-se duke mos trajtuar ne mënyrë te barabartë te gjithë operatoret ekonomik dhe duke eliminuar konkurrencën ne mes te operatoreve ekonomike, dhe njëkohësisht nuk e ka respektuar edhe nenin 59.4 te LPP-së, pasi autoriteti kontraktues ka rekomanduar për kontrate një kompani qe nuk ka qen e përgjegjshme. “Pra nuk janë përmbushur kriteret ne dosjen e tenderit”, thuhet në vendimin e OSHP-së për tenderin “Furnizimi,montimi i klimave te reja në objektet e gjykatave dhe mbushja me gas e klimave aktuale”.
Me datën 7 Maj, Autoriteti Kontraktues, Sekretariati i Këshillit Gjyqësor te Kosovës ka pranuar raportin e ekspertit shqyrtues.
SKGJK, përmes një parashtrese te datës: 21Maj ka njoftuar OSHP-në, se pajtohet me mendimin e dhëne te ekspertit shqyrtues.
OSHP, njofton Autoritetin Kontraktues se konform ligjit Autoriteti Kontraktues “Sekretariati i Këshillit Gjyqësor te Kosovës urdhërohet qe aktivitetin e prokurimit ta anuloje, dhe ta ri-tenderoj nëse edhe me tutje ka interes për ketë aktivitet te prokurimit.
OSHP-ja ka kërkuar nga SKGJK-ja që të bëjë zbatimin e këtij urdhri, dhe ne afat prej 5 ditësh ta informoj me shkrim për te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë aktivitet te prokurimit. /m.b /Indeksonline/