E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet edhe djali tjetër i Naser Kelmendit

Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitare Kullë.

Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në Kotor, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare.

Naser Kelmendi, i dyshuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale në rajon, është arrestuar më 5 maj në Kosovë, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit, shkruan Koha.

Ditë më parë, djali tjetër i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi është shpallur fajtor për tentim-vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›