E Diel, 1 Nëntor 2026

Braathu: Mos toleroni turmat “islamiste”

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë porosit shtetin kosovar të mos tregohet tolerant ndaj pushtetit të turmave.

Thotë se islami në Ballkan është tolerant dhe mësim për të tjerët, por që Kosova duhet të ruhet nga ndikimet që janë parë në Maqedoni dhe Sanxhak.

Paralajmëron se Norvegjia do ta rrisë ndihmën për Kosovën.Ambasadori Jan Braathu është ndër ambasadorët e rrallë që mbulon dy shtete nga kryeqyteti i Kosovës, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ka punuar me Ballkan për shumë vite, duke shërbyer si ambasador në Bosnje, por edhe drejtor politik në MPJ të Norvegjisë.

Pas sulmeve ndaj revistës Kosovo 2.0 gjatë së cilës u sulmua edhe një anëtar i stafit të Ambasadës norvegjeze, ai thotë për Express, se ajo që ndodhi para ca javëve mund të karakterizohet më së miri me “sundim turmash”.

“Qëllimi ishte të frikësohen njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në lansimin e kësaj reviste. Në të vërtetë, veprat e këtyre turmave - që u inspiruan fatkeqësisht më duhet të shtoj, edhe nga ca figura fetare - më përkujtonte veprimet që i kemi parë dhe i kemi gjykuar në Beograd. Me të vërtetë kemi të bëjmë me të njëjtin mentalitet. Kjo natyrisht se do të diskutohet dhe referohet në muajt në vijim në kryeqytetet europiane, teksa diskutohet progresi dhe gjendja e demokracisë në Kosovë. Këso banda dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe dëmtojnë edhe perspektiven e të gjithë qytetarëve kosovarë. Sundimi i turmave është i kundërt me sundimin e ligjit dhe format demokratike të qeverisjes, dhe vetë shoqërisë së hapur që ne provojmë të zhvillojmë dhe mbrojmë në Europë. Kjo është në thelb se çka do të thotë të jesh “Europian”, pra respekti për të drejtat e të tjerëve dhe brenga për obligimet që njeriu i ka ndaj bashkëqytetarëve të vet dhe ligjit.Jam pikëlluar shumë që turmat e tilla mbisunduan në rrugët e Prishtinës, edhe nëse kjo ishte veç për pak kohë. Kjo nuk tolerohet në një shtet që thotë se respekton të drejtën dhe ligjin. Po ashtu nuk tolerohet që policia t'ua lëshojë kontrollin e rrugëve turmave violente, që kinse përbëheshin nga islamistët”, tha Braathu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›