E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me 250 euro pasi përplas fëmijën me motoçikletë

Para tre vjetësh familja Dana nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit ishte gati të përjetonte një “tragjedi”. Vajza e tyre, D. Dana, atëbotë 10-vjeçare, kishte qenë në gjendje shumë të rëndë, si pasojë e goditjeve që kishte marrë nga një motoçikletë teksa po kthehej nga shkolla e fshatit për në shtëpi.

Lëndimet dhe traumat që ajo kishte pësuar pas përplasjes në qershor të vitit 2009, kishin bërë që t’u nënshtrohej operacioneve dhe madje ta vazhdonte tretmanin mjekësor në Francë, ku ende jeton me familje. Që atëherë ajo është në proces të rehabilitimit, raporton Koha. 

Prindërit e saj, Luljeta dhe Luan Dana, janë zënë ngushtë edhe një herë gjatë këtij muaji, kur u ka rënë në dorë vendimi i gjykatës, pas gati tre vjetësh, e ku bëhej e ditur se personi që kishte goditur vajzën e tyre është dënuar me vetëm 250 euro. Ata kanë treguar se deri më tani nuk kanë arritur që të marrin asnjë kompensim nga ngasësi i motoçikletës M.Z nga po i njëjti fshat. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›