Kushtetuesja lë të lirë Xhemailin deri në mars 2013

Gjykata Kushtetuese i ka mundësuar për të dytën herë Bajrush Xhemailit që të jetë larg burgut edhe për një kohë.
Dy vendime të saj kanë shkuar kryesisht në favor të tij, duke ia shtyre vuajtjen e dënimit për 8 muaj.
Kushtetuesja ka nxjerr vendim më 12 dhjetorë të këtij viti për vazhdimin e masës së përkohshme në rastin e ish kryetarit të Ferizajt. Më këtë ka vazhduar masën e vendosur në shtatorë, duke shtyre vuajtjen e dënimit deri më 31 mars 2013, transmeton “Koha ditore”.
Kjo gjykatë nuk ka dhenë njoftim për media, për nxjerrjen e këtij vendimi, sikurse vepron në rastet tjera. /Indeksonline/