E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Ikën ministrat e PD, grabitën dhe pikturat nga muret

TIRANË-Morën pikturat nga muret, suveniret në tryeza e deri lyen me bojë vende vende që mos dalloheshin shenjat e heqjes së pikturave. Kështu deklaroi deputeti socialist sot në rrjetin social Facebook.

“Ministrat e qeverise se mundur, kanë ikur duke zhveshur zyrat e shtetit!! Bastisja ka ndodhur nga Kuvendi, Kryeministria e deri në çdo ministri.
Kanë marrë gjithçka; Nga pikturat në mure, suvenire të ndryshëm vendosur në ambiente të posaçme të po këtyre zyrave, kompiuterë dhe hard disk-e të kompjutereve që janë zëvëndësuar me të tjerë që nuk kanë as edhe një program të vetëm të instaluar.

Madje një ministër kish lyer zyrën vende-vende, dy ditë para se të largohej prej andej, me qëllim që të mos dukeshin gjurmët e pikturave të marra nga muret!!!!”.

Më tej Braçe thekson se arsyeja që kanë dhënë ministrat ka qenë banale, ndërsa shton se kjo është vjedhja e fundit e kryer nga qeveria 'Berisha'.
“Arsyeja që kanë dhënë është tërësisht banale: I kemi patur dhurata personale, por që i kemi mbajtur në zyrat publike të shtetit!!! Tamam sikur ti kenë patur private!!! Kjo bastisje është vjedhja e fundit!! Asnjë zyrtar i shtetit nuk merr dhurata personale për zyrën e shtetit; Secili prej tyre i merr ato per shkak te funksionit qe ka!!
Por ky ka qenë shteti i tyre!
Askush nuk ka deklaruar deri me sot dhuratat e marra gjatë e per shkak të detyrës;
Askund nuk egziston ndonjë regjistër për dhuratat e mara nga zyrtaret e shtetit gjatë e për shkak të detyrës.

Deputeti socialist vë në dukje se dhuratat janë marrë në sajë të vizitave të kryera jashtë vendit në funksion të detyrës së zyrtarit, ndaj kjo bastisje, thekson ai, nuk duhet falur.
“Secili ndër ne di që një pjesë të vizitave jashtë, veçmas nga kryetarja e kuvendit, kryeministri e disa ministra janë bërë thjesht e vetëm për të marrë dhurata të çmuara. Kjo bastisje nuk duhet falur!”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›