Jep dorëheqjen prefekti i Elbasanit: Vendimi në respekt të rotacionit politik
ELBASAN - Prefekti i qarkut të Elbasanit, Shefqet Deliallisi i ka paraqitur sot kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga posti. Prefekti Deliallisi deklaroi se vendimi për tu dorëhequr nga posti është marrë në respekt të rotacionit politik.
Ndërkaq, Deliallisi u shpreh se do të qëndrojë në krye të detyrës deri në emërimin e pasardhësit të tij.
Dy ditë më parë paraqitën dorëheqjen edhe prefekti i Korçës Andrea Mano dhe ai i Beratit, Bujar Hoxhaj. Mano dhe Hoxhaj deklaruan se do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në Partinë Demokratike.
(er.nu/BalkanWeb)