E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Prokuria të nisë hetimet për ARMO-n

“Transparencë të veprimeve ligjore të agjencive ligjzbatuese nuk ka, ndërkohë që krimi vazhdon duke treguar një tjetër segment të FAMILJES përfshirë pas zgjedhjeve të vjedhura të 28 qershorit në Qeveri, në një operacion kriminal të dhurimit të parave publike”, theksoi ai gjatë një konference shtypi.

Sipas Braçes, tashmë arka e shtetit është bosh pikërisht për shkak të abuzimeve nga ana e qeverisë. Përtej optimizmit që nis në Kinë të guvernatorit me dy shami-njërën për vete e tjetrën për kryeministrat-pra guvernatorit Fullani, shifrat e 9 mujorit fiskal tregojnë pikërisht këtë.

 “Arka është bosh për shkak se paratë publike nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por rrjedhin në arkat ku materializohen interesat e FAMILJES”, theksoi deputeti socialist, duke shtuar se në 9 muaj në arkë mungojnë 227,4 mln usd të ardhura.

“Në qershor dhe në korrik të këtij viti, janë raportuar  sasi marramendëse naftë të ardhura në portet tona, të rendit të mbi 53 mijë fuci naftë për të cilat nuk janë paguar detyrimet fiskale pasi ajo është konsideruar si lëndë e parë për uzinat përpunuese të ARMO-s! Qeveria e FAMILJES toleroi duke shkelur hapur ligjin në përmbushje të interesave të FAMILJES!”, vijoi më tej Braçe. Në fund të deklaratës, deputeti Braçe ka kërkuar nga prokuroria të nisë hetimet për këtë çështje.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›