E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel e nis mandatin e dytë me një vizitë në Paris

Kryetarja e qeverisë gjermane u prit nga presidenti francez Nikolas Sarkozi në pallatin “Elize”, në kuadër të përgatitjeve për samitin e BE-së që do të mbahet sot në Bruksel.

Në takim u diskutua edhe për fjalimin që do të mbajë zonja Merkel më 11 nëntor në Paris, me rastin e përkujtimit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Angela Merkel u rizgjodh dje nga Bundestagu gjerman si kancelare e Gjermanisë me një shumicë absolute votash. Por, të paktën nëntë deputetë nga koalicioni midis bashkimit CDU-CSU dhe liberalëve, i mohuan votën e tyre kryetares së CDU-së.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›