Braçe:Nuk ka pazare me PD-në

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialite Erion Braçe në seancën e sotme plenare u shpreh se deputetët e PS-së ndodhen në sallë për detyrën kushtetuese që kanë. Përsa i përket grevës së nëntë deputetëve Braçe u shpreh se greva nga ana humane është e drejtë dhe se deputetët e PS-së do të mbrojnë intersin e saj dhe jo interesa të tjera. Braçe gjithashtu mohoi akuzat për një marrëveshje ose pazare me Partinë Demokratike dhe refuzoi të gjitha aludimet që bëhen në këtë sallë.