E Diel, 1 Nëntor 2026

E paprecedentë, ngujim dhe seancë plenare në Parlament

Grevistët e urisë në Parlament

Tiranë, 13 nëntor 12:09 NOA – Është e paprecedentë por ka ndodhur. Në sallën e seancave plenare të Parlamentit, sapo ka filluar një seancë e radhës ku në sfond, ka pamje të rralla.

Në krye qëndron kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, poshtë saj një numër ministrash dhe pak më poshtë, foltorja.

Kurse menjëherë më pas, në një gjysmë rreth që i paraprin kolltukëve të deputetëve, qëndrojnë 10 deputetë që prej katër ditësh kanë nisur një grevë urie.

Ata thjeshtë janë zhvendosur paksa nga vendi ku rrinin deri sot paradite. Nga pjesa e fillimit të njërit krah të kolltukëve të deputetëve, në afërsi të podiumit.

Me një parullë me të cilën sigurohet se greva e urisë do të vazhdojë, deputetët e LSI, PDK etj., qëndrojnë të heshtur duke dëgjuar deputetët të flasin.

Kurse jashtë Parlamentit, disa dhjetëra përkrahës, kryesisht të LSI dhe PDK, janë instaluar duke bërë “tifo” për të ngujuarit.

***

Seanca e sotme, nisi në dukje normale. Kryetarja Topalli lajmëroi rendin e ditës dhe informoi radhën e deputetëve që do të flisnin.

Në këto çaste është duke folur deputeti i LSI, Dritan Prifti i cili gjithashtu kishte nisur ngujimin por kur doli nga salla të fliste me gazetarët, nuk u lejua të hynte sërish në grevë.

Prifti iu drejtua deputetëve me pohimin se “ne këtu nuk mund të bëjmë sikur kjo është një seancë normale e radhës”.

Prifti u ndal në faktin se në mes të sallës së seancave plenare, po zhvillohet një seancë me një grup deputetësh që kanë katër ditë që kanë refuzuar ushqimin ndërsa të tjerët po shqyrtojnë pikat e rendit të ditës “pasi kanë kaluar disa vakte të ngrëni”.

a.k/NOA

Shkarko attachment >> 10tubim_lsi_ngujim_lsa_898730852.jpg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›