Deputetët në “ankth”
Tiranë(start)-Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila ka rënë dakord që seanca parlamentare e së enjtes duhet të vazhdojë normalisht, pavarësisht grevës së dhjetë deputetëve që gjenden në ambientet e sallës ku diskutojnë të zgjedhurit e popullit. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike, disa prej të cilëve kanë mbërritur tek selia e Kuvendit, duke pritur nisjen e seancës.
Ndërkohë, në jashtë ndërtesës së Parlamentit, janë mbledhur dhjetëra mbështetës së LSI-së dhe PDK-së, duke protestuar. Gardhi i policisë nuk ka lejuar asnjë protestues të kalojë traun për në hyrje të Kuvendit.