E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni: Seance e deshperimit

Unë shpreh vullnetin e plotës për një komision parlamentar pasi ne jemi te interesuar per transperencë. Kjo ishte deklarata e deputetit socialist Ilir Gjoni, ndersa nga Kuvendi paraqiti një ofertë për të zgjidhur krizën politike dhe për të shkuar sa më shpejt drejt integrimit të vendit në BE. Ndërkaq, ndërsa Kuvendi ka nisur në drekë diskutimin maratonë të mocionit me debat për integrimin e vendit i kërkuar nga opozita, pas refuzimit të statusit kandidat për Shqipërinë, deputeti e Partisë Socialiste, Gjoni theksoi se kjo është seanca e dëshpërimit.
 

“Erdhet ne pushtet nepermjet nje sistemi te manipuluar. Kjo është një sëmundje dhe kjo shihet sesi maxhoranca po hipotekon të ardhmen tonë. Kjo është seanca e dëshpërimit, pasi qytetarët shqiptare shikojnë një qeveria, ate qe kerkon opozita duke luajtur me karten e legjitimitetit. Maxhoranca po ben nje loje jo te integritetit dhe këtë e deshmon dhe ne lojen jo te integritetit, e deshmon pasi ne vend te impenjimit vazhdon rrugen e perbaltjes, per shkak te dokrave te maxhorances, pasi kjo maxhorance nuk permbush kerkesen e Kopenhages”.
 

Deputeti socialist theksoi se qeveria me veprimet e saj ka refuzuar bashkëpunimin me opozitën në zgjidhjen e krizës politike, ndersa qeveria ia faturuar opozitës dështimin e saj politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›