Festat e fundvitit i gezojne te vegjlit me dhurata
Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq Shqiptar shperndajne dhurata ne Shkoder me rastin e festave te fundvitit
Tirane 23 Dhjetor 2010 NOA - Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq Shqiptar prej disa ditesh po ndezin atmosferen e festave ne qytete te ndryshme te vendit duke shperndare dhurata per komunitete te vecanta ne nevoje per mbeshtetje dhe ngrohtesi.
Sot nje grup prej 10 punonjesish nga Vodafone Albania dhe vullnetare te Kryqit te Kuq Shqiptar udhetuan drejt Shkodres per te shperndare dhurata per femijet parashkollor te Shtepise se Foshnjave per femijet shkollor te Shtepise se Femijeve ne Shkoder si edhe per Azilin e te Moshuarve te ketij qyteti.
Fondacioni Vodafone Albania kishte pergatitur dhurata speciale per femijet dhe te moshuarit duke dhuruar momente te bukura per ta ne kete fund viti te veshtire.
Aktiviteti i dites se sotme eshte pjese e nje projekti te Fondacionit Vodafone Albania dhe Kryqit te Kuq Shqiptar i cili ka per qellim tu vije ne ndihme komuniteteve ne nevoje si jetimet dhe te moshuarit.
Gjate fundjaves grupi i punonjesve te Fondacionit Vodafone dhe Kryqi i Kuq Shqiptar do te vizitojne banoret e prekur nga permbytjet dhe do te shperndajne ndihma dhe dhurata per ta.
e.r/NOA