E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Basha genjen

Pas deklarimit të zëdhënëses së fushatës së Lulzim Bashës, Anila Bisha, për një lapsus nga noteri holandez, mbrëmjen e kaluar pati edhe një reagim të dytë nga deputeti socialist Erjon Brace.

Sipas Braces, pyetjet e drejtuara ndaj Bashës nuk moren nje pergjigje te sinqerte por nje genjeshtër te aktruar. Brace tha se nga dokumentat e blerjes se shtepise ne Holande jane paguar 450 mije Gulden por shuma e deklarimit te pasurise eshte 510 mije Gulden duke kerkuar shpjegime per 60 mije Gulden e deklaruar me shume ne blerje.

Per te mesuar te verten rreth ketyre akuzave te renda per zotin Lulzim Basha Top Channel kerkoi te filmonte pasaporten shqiptare per te cilen zyra e shtypit e Bashes tha se do te na dergonte nje faksimile te saj. Kerkesa e Top Channel per te hedhur drite per kete ceshtje ende ka mbetur pa pergjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›