E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja paraqet sot ankimimin për kasetat në Kolegjin zgjedhor

Partia Socialiste pritet të paraqesë sot në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për rrëzimin e vendimit të KQZ-së që urdhëron televizionet të trasmetojnë kasetat e përgatitura nga kandidatët apo partitë politike.
 

Ndërkohë dy ditë më parë KQZ-ja mori vendimin pas ankimimit të mazhorancës në lidhje më mostrasmetimin e kastave të gatshme të kandidatit të PD-së.
 

Sipas KQZ-së televizionet duhet të kompesojnë fushatën e Lulzim Bashës në kuadër të minutazhit të Parisë Demokratike.
 

Ndërkohë mediat e kanë cilësuar këtë vendim si shkelje të profesionalizmit të tyre pasi ato kanë kërkuar pasqyrimin e fushatës por nuk janë lejuar nga kandidati.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›