E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Kuvendi, votohet dekreti për Nishanin

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë të vecantë për votimin e dekrereve të presidentit Topi, firmosur ditët e fundit, mes tyre edhe atë për Bujar Nishanin si ministër i Breshëm. Nishani pritet të marrë sot votat e deputetëve pas të cilave do të marrë zyrtarisht postin ministror, mbajtur dhe vite më parë.

Me anë të një njoftimi, kryesia e Kuvendit ka bërë me dije se senaca e sotme mblidhet në orën 14:00 me një pikë të vetme në rendin e ditës, shqyrtimin e dekreteve të presidentit Topi.  Me kërkesë të Kryetarit të Grupit parlamentar të PD, z.Astrit Patozi, seanca mblidhet në orën 14.00, për shkak të angazhimeve të deputetëve për zgjedhjet vendore- thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, presidenti dekretoi Nishanin si ministër të Brendshëm, vetëm një ditë pas kërkesës zyrtare të kreut të qeverisë, për të vetmen lëvizje brenda kabinetit qeveritar, pas boshllëqeve të krijuara për shkak të angazhimit të ministrit basha në fushatën zgjedhore, në garë për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, mbetet ende i pazëvendëuar posti i ferdinad Xhaferrit, i dorëhequr nga ministria e Kulturës për shkak të kandidimit të tij për bashkinë në Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›