E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Basha te dorezoje dokumentet e identitetit te shumefishte

Jo serioz dhe me gabime e konsideroi sot Partia Socialiste sqarimin zyrtar te ILDKP-se ne lidhje me deklarimin e ish-ministrit Bashes per shitjen e shtepise ne Holande.

Ne e konsiderojme faj mungesen e veprimit ligjor nga ILDKP-ja per deklarimin e rreme te ministrit Basha lidhur me shitjen e nje prej shtepive te tij te shumta te shumperfolures shtepi ne Holande dhe shlyerjen e kredise ne shumen prej 199 726 euro me para qe nuk ekzistonin ligjerisht ne kohen e deklaruar te shlyerjes se saj.

Ne po presim qe ministri Basha te pergjigjet per kete mashtrim nderkohe qe presim nga ILDKP-ja veprim ligjor per kete deklarim te rreme tha sot deputeti i Partise Socialiste Erion Brace.

Tri dite me pare ne i kerkuam Lulezim Bashes ne cilesine e ish-ministrit te Transportit ish-ministrit te Jashtem ministrit te Brendshem ne detyre ate dite nje rrefim te ndershem lidhur me detyrime te tij qe burojne nga veprimet e tij dhe ligjet ne fuqi

Lulezim Basha nuk pergjigjet Ai nuk pergjigjet per pasurine ai nuk pergjigjet per identitetin e tij te shumfishte. Pergjigja e nje ish-ministri nuk eshte nje ceshtje personale por nje detyrim qe rrjedh nga ligjet ne fuqi qe rregullojne marredhiet e nje funksionari publik me pasurine e interesat dhe marredheniet e nje funksionari publik me dokumentat zyrtare.

Mungesa e pergjigjeve prej tij po kompromenton rende institucione kushtetuese te perfshira nga Lulezim Basha te pergjigjen per te theksoi Brace per mediat.

Ndersa ne lidhje me pasaporten amerikane te perdorur nga Basha ne kontraten e blerjes se shtepise ne Holande Brace tha se forca qe ai perfaqeson ka arsye te besoje qe nuk eshte thjesht nje lapsus sic pretendon vete ish-ministri.

Ministri Basha ka pohuar dy dite me pare se pasaporta e deklaruar ne aktin noterial te blerjes se shtepise ne Holande eshte shqiptare dhe cilesimi amerikane eshte nje lapsus i noterit

Ne kemi arsye shume te forta te dyshojme se eshte shume me teper se kaq
shte mashtrim me dokumente zyrtare ne perfitim pasurie

Ndaj ne e sfidojme sot ministrin Basha
Dorezo pasaporten me numer 0160183 Dorezo dhe gjashte pasaportat e tjera te poseduara dhe te perdorura prej teje Te genjesh ne fushate elektorale eshte e para per politikane te llojit Basha Te perfshihesh ne mashtrim te shumfishte nga detyra e ministrit eshte shkelje e ligjit dhe ndeshkimi i tij eshte i pari per qytetaret tha Brace.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›