Zannier Te vijoje dialogu politik

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier kërkoi që në Shqipëri të vazhdojë dialogu politik.
Duke folur në një konferencë për media me Kryeministrin Sali Berisha, Zannier u shpreh se me shefin e Qeverisë diskutoi për rolin e vendit tonë në OSBE dhe rolin e prezencës në Shqipëri.
"Mirëpres rolin aktiv që Shqipëria luan në këtë organizatë. Jam i kënaqur që OSBE ka qenë e angazhuar në një seri procesesh dhe arritjesh në shumë fusha në Shqipëri", u shpreh Zannier, duke siguruar mbështetje për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013, me shpresën për bashkëpunim mes palëve.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha falenderoi OSBE-në për ndihmën e dhënë.Duke folur për proceset zgjedhore, Berisha kujtoi se zgjedhjet e 2009, sipas tij, arritën standardet e OSBE-së, ndërsa premtoi se në 2013 në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.