E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Duhet të ishim në Kuvend, kreu i KLSH ti lihet opozitës

Deputeti socialist Erion Brace, i cili kundërshtitë e tij ndaj bojkotit të opozitës deri më tani ka preferuar t’i ndajë me opinionin public, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, ka vendosur të flas tashmë edhe për mediat, duke kritikuar hapur mosprezencën e grupit parlamentar socialist në Kuvend. Gjatë një interviste për TCh, Brace, duke komentuar vendimin për të mos qënë prezent në Kuvend, ka theksuar se kjo ka sjellë pasoja të drejtprejta në një sere cështjesh që prekin direkt interesat e shqiptarëve, duke përfshirë ato financiare, apo edhe ato që kanë të bëjnë me interesat kombëtare sic konsiderohet rregjistrimi i ri i popullisisë. “Në fillim të muajit korrik, kur këto ligje mbërritën në Kuvend, ngjarja u përputh edhe me mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe, në ato mbledhje kam kërkuar që grupi i PS-së të kthehej menjëherë në Kuvend, sepse ishte momenti kur Sali Berisha po bënte të gjitha prapësitë ekonomike, financiare dhe politike. Kam parasysh Ligjin për Shembjen e Piramidës, për të cilin ne duhet të ishim në Kuvend, ku duhet te kishim parashtruar objeksionet tona; Ligjin për Regjistrimin e Popullsise, që përvec përmbajtjes së tij skandaloze, për fat të keq të të gjitha shqiptarëve, sollën në evidencë një fakt shumë të rëndësishëm, që votat vidhen edhe mes 71 ose 70 deputetëve. Ishin edhe ligjet e Paketës Fiskale që meritonin nje kundërshtim të thellë nga opozita, nisur nga interesi i drejtpërdrejtë i qytetarëve shqiptarë”, - u shpreh nënkryetari i grupit parlamentar Erion Brace. Pavarësisht kësaj, ai thekson se nuk është vonë që PS të shprehet për cështjet e tjera që janë në zhvillim e sipër, sic është edhe ajo për kreun e ri të KLSH-së. Ndaj, thekson Brace, është me vend që të ketë një reagim të PS-së për këtë cështje, për të kërkuar që kreu i këtij institucioni të lartë kontrollues t’i lihet opozitës ashtu sic është vendosur tashmë në praktikë. “Kam ndjekur gjatë këtyre ditëve të fundit debati që bëhet për Kontrolin e Lartë të Shtetit, por ka ardhur momenti që në këtë vend, ata që nuk përmenden në kabllograme si të korruptuar dhe që pjesa dërrmuese është e opozitës, të marrin drejtimin e këtij institicioni, si një element i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin e kryeministrit të vendit, i cili nuk ka as vullnetin e as dëshirën për të luftuar korrupsionin, për shkak të implikimeve të tij shumë të thella. Ka ardhur koha që opozita të kërkojë KLSh-në, jo për t’u hakmarrë, por për të themeluar një kulturë të re nga ai institucion, të luftës kundër korrupsionit”,- shprehet Brace. Më tej. ai shtron domosdoshmërinë që organi i akuzës të hap menjëherë hetimin për ndërtimin dhe marrjen në dorëzim të rrugës “Durrës-Kukës. “Nëse deri tani është hetuar vetëm mënyra e vendimmarrjes dhe e prokurimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, tani është momenti që prokuroria të rihapë hetimet për segmentin tjetër të ndërtimit dhe të marrjes në dorëzim të kësaj vepre”, - tha Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›