E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e kryetarëve, miratohet kalendari dhe programi

Kuvendi hap të hënën sesionin e pestë të legjislaturës së XVIII të tij. Por para se të bëhet hapja formale e këtij sesioni, ditën e premte pritet të mblidhet dhe konferenca e kryetarëve, e cila duhet të miratojë programin tre mujor dhe kalendarin tre javor të punimeve në komisione dhe në seancë plenare. Në këtë mbledhje, pritet të jenë prezentë dhe përfaqësuesit e majtë, të cilët kanë munguar në të që prej prillit të shkuar. Për shkak se kalendari dhe programi i punimeve të Kuvendit nuk është miratuar ende, nga seanca plenare dhe komisionet nuk kanë nisur ende të diskutohen projektligjet, edhe mbledhja e parë hapëse e këtij sesioni do jetë krejt formale. Në të pritet që të mbajë fjalën Kryetarja e Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, si dhe të miratohet kalendari dhe programi i punimeve tre mujore. Nuk përjashtohet mundësia e debateve që në këtë seancë, pasi në të pritet dhe prania e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›