Brace: Ekonomia reale shqiptare, n kriz

Deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se ekonomia reale shqiptare është në krizë dhe ka shënuar rënie të vazhdueshme.
Duke folur në seancën plenare, Brace theksoi se qeveria vijon me abuzimet e saj duke qenë plotësisht indiferente atë që po ndodh realisht me ekonominë, duke mos ndjerë krizën që vuajnë sot shqiptarët.
"Qeveria nuk ka në buxhet paratë e parashikuara", tha Brace.
Sipas tij ekzekutivi vijon të ruajë monopolet e tij dhe të favorizojë kompanitë që përzgjedh ajo.