Topi n Puk: Tragjedia na shokoi

Presidenti i Republikës Bamir Topi vizitoi në Pukë familjen e shoferit të autobusit të aksidentuar të shtunën pasdite, me pasojë vdekjen e 14 personave, përfshi edhe vetë drejtuesin e mjetit.
"Ishte një tragjedi që na shokoi dhe të gjithë shqiptarët janë pranë jush në këtë moment të vështirë", u shpreh Topi, i cili theksoi gatishmërinë nga të gjitha strukturat për të përballuar situatën.
Ashtu sikurse dje edhe kësaj radhë kreu i vendit i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe të respektojnë normat e qarkullimit rrugor.