E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Braçe: Gjyqtari që liroi vrasësin serial Dan Hutra, kaloi vettingun me ndërhyrje sa “andej, këtej”

Lirimi i vrarësit serial, Dan Hutra, nga ana e Gjykatës së Tiranës, ka qenë sot objekt debati edhe në Kuvend. Deputeti socialist, Erion Braçe, ka shigjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gjyqtarin, Gerd Hoxha, i cili ka hedhur firmën për lirimin e vrasësit që shkaktoi një tragjedi dje në Tiranë, duke vrarë 3 gra.

Sipas Braçes, gjyqtari Hoxha, i vënë tashmë në shënjestër edhe të opinionit publik, ka dhënë argumente absurde në vendimin për të liruar nga burgu Hutrën, duke nënvizuar se skandali bëhet më i rëndë, pasi gjyqtari në fjalë ka kaluar vettingun. Sipas Braçes, Hoxha e ka kaluar vettingun jo nga aftësitë, por nga ndërhyrjet “sa andej, këtej”.

“Nuk do e përmendja për nekorfili. Më vjen keq për atë që është thënë në seancë, por gjykatësi ka thënë një tmerr se ka pak klasë shkollë. Kjo e bën që të mos i njoh rregullat. Skandal. Ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje edhe këtej dhe andej. Ky është problem dhe është problem shumë i madh”,- deklaroi Braçe.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›