Kreu i NATO-s, Stoltenberg takim me presidentin Begaj më 7 mars

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të pres në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Takimi mes Stoltenberg dhe Begaj më 7 mars në selinë e NATO-s, ndërsa rreth orës 13:00, palët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenca pritet që nesër të japë informacion më të detajuar lidhur me këtë takim.
Më 23 janar, presidenti Bajram Begaj mblodhi Këshillin e Sigurimit, ku fokusi u vendos në hartimin e dokumentave strategjikë që lidhen me Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në fushën e mbrojtjes që sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Pjesë e diskutimit kanë qenë edhe tensionet në veri të Kosovës, ku Begaj tha se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial të saj dhe “vlerësoi rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATO-s në garantimin e paqes dhe sigurisë”.
/rtsh.al/