E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Imami te shpjegoje marredheniet me Tesic

Deputeti socialist Erjon Braçe vijoi të enjten akuzat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për tregtinë e armëve, ndërsa deklaroi se pretendimet e ministrit Arben Imami se dokumentat e publikuara përbëjnë sekret shtetëror nuk qëndrojnë.

"Ministri Imami është përfshirë në veprime abuzive me shitjen e armëve. Rikonformoj se dokumentet e publikuara nuk përbëjnë sekret shtetëror", u shpreh Braçe.

Deputeti socialist më tej paraqiti sërish dokumentacion lidhur me tregtinë e armëve, ndërsa theksoi se Imami nuk i ka shpjeguar ende marrëdhëniet e tij me shtetasin serb Sllobodan Tesiç.

Brace kujtoi se punonjësit e Kombimnatit të Policanit kanë 4 muaj pa marrë rrogat, sepse makineritë po shiten për Denoncimet e PSKlosi: Dokumentat nuk janë sekretBraçe: Imami abuzoi me çmimet; reagon MM SHBA: Tesiç, trafikant i paligjshem skrap.

Imami: Shitem armatime me çmim minimal

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaron se disa armatime janë shitur me çmim minimal, për shkak se kostoja për demontimin e tyre ishte e lartë. 

Duke folur në Kuvend, pas akuzave të bëra nga deputeti socialist Erjon Braçe, ministri Imami deklaroi se armatimet u shitën me çmim të lirë për të shmangur edhe pasojat në njerëz.

"Shumë dokumenta të publikuara nga deptuteti Brace janë sekrete shtetërore. Ai duhet të tregojë se si i ka mbledhur këto dokumente në mënyrë të jashtëligjshme", tha Imami.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›