Arvizu Decentralizimi fiskal me shume rendesi

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu duke folur në
konferencën e USAID për decentralizimin fiskal theksoi rëndësinë që ka
ky proces në plotësimin e të gjitha nevojave të qytetarëve të vendit nga
ana e qeverive vendore.
“Decentralizimi fiskal është i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse do të sigurojë që qeveritë vendore të kenë burimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore. Progresi në decentralizimin fiskal kërkon që të ndërtohet besimi, mirëbesimi dhe respekti reciprok. Nxis kryetarët e bashkive dhe këshillat vendorë që të ngrenë diskutime mbi decentralizimin fiskal”, u shpreh ambasadori Arvizu.
Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi decentralizimi si një nga parimet me themelore për funksionimin e demokracisë, në mënyrë që “qytetarët shqiptarë të kenë qeverisje më të mirë, shërbime më të mira dhe taksat e tyre të përdoren në mënyrën më eficente”.
Berisha theksoi se qeveria ka rritur grantet për pushtetin vendor, por nga ana tjetër bëri thirrje për nevojën e disiplinimit nga ana e pushtetit vendor në mbledhjen e taksave si një nga parimet bazë të mirëfunksionimit të këtij pushteti.