E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish te perndjekurit proteste para Kuvendit

Ish të përndjekurit politikë zhvilluan të enjten një protestë para Parlamentit në shenjë mbështetje për grevistët e urisë, të cilët kërkojnë dëmshpërblim nga Qeveria për vitet e burgut.

"Prej 21 vjetësh të drejtat na mohohen edhe në demokraci", thanë protestuesit.

Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente, ndërkohë që greva e urisë së ish të përndjekurve, ka hyre tashme ne diten e 13, por Qeveria ende nuk ka dhene nje pergjigje.

Një ditë më parë ish të përndjekurit zhvilluan një protestë para Kryeministrisë, ku bënë thirrje për një zgjidhje të menjëhershme dhe akuzuan Kryeministrin që po i le grevistët pa përgjigje.

"E dimë që po të prishim qetësinë, por nëse këtu do të kishte ardhur Fazllic do të dilje me vrap jashtë ta takoje dhe t'i thoje: 'Nuk të mjafton Porto Romano? Eja se të jap edhe Gjirin e Lalëzit'. Dëegjojmë një zë që thua se cfarë kërkojnë ish të përndjekurit? Ne kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm pa asnjë vonesë", thanë drejtuesit e protestës.

Me pas duke parakaluar mes permes godinave te institucioneve kryesore te vendit, protestuesit u solidarizuan me grevistet e urise, duke shprehur qarte kerkesat e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›