E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: KQZ-ja po mashtron shqiptarët me rezultatet

Partia Socialiste ka kundërshtuar rezultatet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me rezultatet e publikuara në këtë institucion për kryeqytetin ndërsa ka akuzuar kreun e saj Arben Ristani se po u servir shqiptarëve shifra të manipuluara. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Erjon Braçe me tone të ashpra e ka cilësuar KQZ-së si kriminale pasi sipas tij po mashtron publikun me rezultatet që paraqet.

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Erjon Braçe me tone të ashpra e ka cilësuar KQZ-së si kriminale pasi sipas tij po mashtron publikun me rezultatet që paraqet.

“Kjo është salla operative që përpunon të dhënat e marra nga qëndrat e numërimit të votave dhe në kohë reale paraqet të dhënat dhe jo vetëm për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë” theksoi Braçe duke shtuar se kreu aktual i bashkisë Rama ka fituar me një diferencë prej 1476 nga kandidati i djathtë Lulzim Basha.
 

Më tej Braçe u premtoi qytetarëve se PS-ja do të kontrollojë dhe do të mbrojë çdo votë ndërsa shtoi se do të materializohet deri në fund vota e shqiptarëve deri në fund të procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›